Kryeministri Rama viziton Maqedoninë

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me ftesë të kryeministrit Nikolla Gruevski, sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë. 

Rama, në kuadër të vizitës së tij do të takohet edhe me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetarin e parlamentit Trajko Veljanovski, si dhe me krerët e partive shqiptare, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së. 

Takimi i dy kryeministrave është vazhdim i praktikës pozitive mes dy shteteve për takime në nivel më të lartë. Tema të bisedimeve do të jenë përparimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar,  realizimi i projekteve kapitale infrastrukturore si dhe perspektiva euroatlantike si dhe integrimet rajonale, që janë përcaktime strategjike të të dyja vendeve.

Ndërkohë, sipas mediave shqiptare  pritet që Rama gjatë takimit të prekë edhe temën për hapjen e konsullatës shqiptare në Manastir, qytetin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Kjo është vizita e parë e Ramës në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë në Maqedoni.

PAraprakisht, nga mesi i shtatorit, Rama e realizoi takimin e parë me një funksionar të lartë të Maqedonisë, kur u takua me presidentin Ivanov, i cili mori pjesë në Samitin e pestë rajonal me temë “Qasje ndaj përdorimit praktk të mundësive për bashkëpunim me efikas rajonal”, që u mbat në Durrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button