Gostivar, shënohet fillimi i vitit të ri Islam, Hixhrit

Në organizim të Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar dhe me mbështeje edhe të sektorit të arsimit në komunën e Gostivarit, në shkollën fillore “Ismail Qemali”, me shpërndarjen e dhuratave simbolike për nxënësit e kësaj shkolle, u shënua fillimi i vitit të ri Islam, Hixhrit. 

Të pranishëm ishin muftiu, Shaqir Fetahu, përgjegjësi i arsimit Qeramedin Selimi, drejtori i shkollës “Ismail Qemali”, si dhe mësimdhënës të shkollës dhe përfaqësues të muftiunisë. 

“Vendosëm që të bëjmë një risi, të ndajmë disa dhurata simbolike nxënësve të shkollave fillore. Zgjodhëm shkollën fillore “Ismail Qemali”, kështu që këta dhurata simbolike i bëjmë me qëllim që të urojmë këtë festë të madhe të pjesëtarëve të besimit Islam. Duke uruar të gjithë besimtarët e në veçanti këtë vit i kushtuam rëndësi të veçantë fëmijëve, gjeneratave të reja, ardhmërisë të popullatës sonë në përgjithësi dhe me këtë gjest. Me këtë akt dëshirojmë të shprehim kujdesin tonë ndaj procesit edukativo arsimor, zhvillimit dhe kultivimit të dijes që është imperativ i shenjtë i Islamit dhe me të cilën rrugë hapen shtigje të reja të ardhmërisë së të gjithë popujve edhe popullatës sonë në territorin ku jetojmë dhe në këtë nën qiell ku veprojmë, tha muftiu  Shaqir Fetahu. 
 
Përgjegjësi i Arsimit në komunën e Gostivarit, Qeramedin Selimi, në emër të kryetarit Nevzat Bejta muftiut Bejta dhe gjithë besimtarëve musliman ua uroj vitin e ri Islam.
“Përgëzoj muftiun për këtë organizim simbolik, por shumë domethënës dhe në të njëjtën kohë e siguroi që edhe në të ardhmen aktivitete e këtilla që kanë në fokus elementet e këtilla humane dhe arsimi në komunën e Gostivarit, gjithmonë do ta kenë përkrahjen e komunës dhe kryetarit Bejta. 

Delegacioni i muftinisë së Gostiavrit, dhurata u ka ndarë edhe nxënësve të komunës së Vrapçishtit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button