Fevziu: Në Presidencë kanë tentuar të hyjnë për të vënë kamera përgjimi

Emisioni i mbrëmshëm ku në “Opinion” ishte i ftuar kryeministri Rama, nuk ka kaluar pa marrë vëmëndje të madhe. Por përpos deklaratave të Ramës, në fokus është vënë edhe drejtuesi i emisionit, me informacionet që ai dispononte.

“Në Presidencë kanë tentuar që të hyjnë disa persona dhe të vendosin kamera përgjimi. Ky është informacioni që kam unë si gazetar”.

Kjo është një deklaratë e bërë nga Blendi Fevziu, gjatë intervistës së mbrëmshme me kryeministrin Rama. Ky i fundit kur u pyet për këtë çështje, ironizoi deklaratat e Nishanit, duke thënë se po tenton të sillet si një i burgosur opozitar, që s’ka kujt i ankohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button