Mancini: Te rikthehemi te fitorja me Palermon

Për Interin e Roberto Mancinit po vjen momenti i së vërtetës. Pas vetëm 2 pikëve të grumbulluara në 3 ndeshjet e fundit të Serisë A, zikaltërit duhet të fitojnë me çdo kusht dy takimet e radhës ato ndaj Palermos dhe Bolognas në transfertë për të treguar se mund të rivalizojnë në garën për titull.

Edhe pse skuadra shënon pak, Mancini nuk shqetësohet madje është i bindur se Interi i tij mund të zhvillojë një sezon të madh.

” Do të shkojmë në Renzo Barbera për të fituar, duam të largohemi me tre pikët nga Palermo. Duhet të tregohemi të zotë por këtë mund ta realizojmë vetëm nëse zbresim në fushë me të njëjtin mentalitet si ndaj Juventusit. Duhet të sulmojmë për të shënuar më shumë gola, pasi një mund të mos mjaftojë. Pas 8 ndeshjeve të para unë mendoj se Interi mund ta gjejë atë kualitet ofensiv që në takimet e kaluara e kemi patur disi më të paktë”, tha Mancini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button