Pse duhet ta mbani sa më shumë foshnjën në duar?

Një studim i ri japonez i botuar në revistën “Current Biology” konfirmon se mbajtja në duar foshnjën e qetëson atë duke dhënë rezultat të dobishëm edhe për nënën.

Kur nënat e përfshira në studim kanë mbajtur në krahë foshnjat e tyre (të moshës nga një deri në gjashtë muaj) derisa kishin ecur, foshnjat janë bërë më të qeta dhe kanë ndaluar së qari. Rrahjet e shpeshta të zemrës së foshnjave po ashtu janë ngadalësuar, duke dhënë edhe një dëshmi se foshnja ishte më e qetë.

Sipas studiuesve japonezë, vetëm marrja në duar e foshnjës kur ajo është e shqetësuar, mund të ndihmojë më shumë në qetësimin e saj se sa metodat tjera, si lëvizjet ritmike ose shkundja.

Pasi mbajtja në duar mund të ndihmojë foshnjën të qetësohet, kjo mund t’u ndihmojë nënave të kalojnë më lehtë edhe situatat irrituese si zhurmat e frikshme ose vaksinimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button