Maqedoni, nëna dhe foshnja ndërrojnë jetë në spital

Mbrëmë rreth orës 23:20 minuta në repartin gjinekologjik pranë spitalit të Gjevgjelisë ka ndërruar jetë nëna dhe foshnja e sajë. 32 vjeçarja nga Dojrani e cila është sjellë në spital për të lindur, ka ndërruar jetë gjatë operacionit, sepse lindja është kryer në mënyrë cezariane, ndërkohë që mjekët nuk kanë qenë në gjendje të shpëtojnë as foshnjën e sajë. Ekipi i mjekëve ka qenë në përbërje të dy gjinekologëve dhe një anesteziologu, njofton Alsat-M.

Lajmin për vdekjen e gruas dhe foshnjës së saj e ka kumtuar drejtori i spitalit të Gjevgjelisë Sretko jovanov. Ai ka deklaruar se për rastin në fjalë është njoftuar menjëherë policia, e cila në vendngjarje bashkë me prokurorin publik kanë kryer hetimet. Ndërkohë më pas me urdhër të Prokurorit publik trupat e pa jetë janë dërguar në obduksion në Shkup. Obduksioni duhet të tregoj edhe për shkaqet që sollën deri tek kjo tragjedi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button