Huseini: Jemi gati për “Tetova Open 2015”

Janë afruar në përfundim punët organizative për nj ndër eventet më të mëdha të karatesë në vendin tonë, kur në Tetovë KK Fati do të mirëpres numër të madh të karateistëve nga vendi dhe rajoni në turneun tani më tradicional “Tetova Open 2015”.
Sipas fjalëve të organizatorit të këtij eventi të madh sportiv, profesor Arlind Huseini, mësojmë se interesimi është shumë i madh për të marrë pjesë, pasi këtë vit për herë të parë do të ketë pjesëmarrës nga Bullgaria, ndërsa pjesëmarrës të zakonshëm janë Shqiperia, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Presheva dhe Mali i Zi.

“Jemi të kënaqur me punët e deritanishme dhe besoj se deri të shtunën gjithçka do të jetë gati. Ne kemi punuar me përkushtim të madh për këtë turne dhe nga viti në vit po shtohet interesimi për të qenë pjesëmarrës, andaj kësaj radhe presim që të kemi mbi 400 karateist”, tha Huseini për “Portalb”.
KK Fati që është organizatore e manifestimit do të merr pjesë me 17 garues, nder ta do të marrin pjese anëtarët e reprezentacioni Doan Osmani dhe Vjollca Gafuri.

Të përmendim se për Osmanin dhe Gafurin do jetë kjo gara e fundit para Botërorit në Xhakarta të Indonezisë, të cilët janë dhe shqiptarët e vetëm që janë pjesë e reprezentacionit që do të garojnë në kategorinë KUMITE. Turneu “Tetova Open 2015” zhvillohet të shtunën në palestrën sportive “Nikolla Shtejn”, ndërsa hapja solemne fillon në orën 09.30. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button