Akademiku serb – qeverisë së vet: Më mirë një bisedë e keqe se një luftë

Akademiku dhe dramaturgu i njohur serb, Sinisha Kovaçeviq ka folur për zhvillimet e fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Serbia nuk guxon që të bëj luftë më asnjëherë, pasi mund të jetë kjo lufta e fundit për të”, ka thënë ai për të përditshmen serbe “Blic”, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, Kovaçeviq ka thënë se nuk do të dëshironte të ishte në vendin e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se “çdo bisedë e keqe është më mirë se një luftë, dhe këtë duhet ta dij Qeveria.”

Sa për deklaratën e Vladimir Kostiqit e presidentit të SANU, i cili ka thënë se Kosova është e humbur për Serbinë, ai ka thënë se i ka ardhur fundi këtij tregimi, dhe ka nisur me ndalimin e kthimit të 100 mijë serbëve në Kosovë në vitin 1945, që ndryshoi realitetin demografik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button