Plenumi i Nxënësve të Shkollave të Mesme, sot ka marshuar në Kumanovë (FOTO)

Plenumi i Nxënësve të Shkollave të Mesme, pas marshit të mbajtur dje në Shkup, sot e kanë mbajtur marshin e paralajmëruar në Kumanovë, ku atë e kanë filluar nga “Goce Dellçev” deri te Zyra Rajonale e Inspektoratit Shtetëror në Kumanovë. Atje nxënësit u kanë dërguar paralajmërime se nëse nuk niset dialogu për reforma të arsimit, protestat do të vazhdojnë edhe këtë vit shkollor, transmeton Portalb.

Nxënësit e shkollave të mesme kërkojnë reformimin e testimit ekstern dhe modeli i maturës shtetërore të ngelet i njëjtë për të gjithë ata nxënës që momentalisht janë në shkollë, ndërkaq për të gjithë nxënësit e rinj të vlejë modeli i ri . Nga Plenumi kërkojnë që edhe ata të marrin pjesë në përpilimin e modelit të ri për mënyrën e testimit.

Marshi protestues është vazhdim i trysnisë ndaj organeve kompetente.

Rikujtojmë se më 21 shtator, zëvendësministri i Arshtimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski ka thënë që testimi ekstern do të reformohet, por dje Nikolla Krstevski, pjesëtar i Plenumit të Nxënësve të Shkollave të mesme se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, njofton Portalb.

Nga ana e Plenumit të Nxënësve të Shkollave të Mesme thonë që nëse nuk ka ndryshime do të vazhdojnë me marshe protestuese, por nuk përjashtohet mundësia e përsëritjes së skenës së prillit nxënësit para MASH-it kanë protestuar me tenda për disa ditë, njofton Portalb.

kumanovo(2)  kumnovo 1(1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button