Oslo do të ndalojë qarkullimin e automjeteve !

Kryeqyteti i Norvegjisë, Oslo planifikon që brenda vitit 2019 të ndalojë qarkullimin e automjeteve në pjesën e tij qendrore.

Sipas agjencisë botërore të lajmeve ‘Reuters’ ky vendim pritet të prekë 350 mijë përdoruesit e makinave në këtë qytet, duke e bërë këtë vendimin më të madh në llojin e vet.

Gjithashtu brenda këtij afati do të ndërtohen mbi 50 kilometra rrugë për biçikletat si dhe do të investohet fuqishëm në transportin publik.

Këto masa pritet të ulin ndotjen dhe të rritin ndjeshëm sigurinë për këmbësorët.

Madridi hodhi të njëjtin hap vitin e shkuar me synimin për t’i hequr automjetet nga qendra e qytetit deri në 2020-ën, ndërsa nisma të ngjashme janë ndërmarrë edhe nga qytete të tjera të Evropës, por në shkallë më të ulët.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button