Melanoma, si të identifikoni kancerin e lëkurës

Melanoma malinje është një lloj kanceri lëkure që mund të përhapet në organet e tjera të trupit. Shenja më e zakonshme është shfaqja e një nishani të ri ose ndryshimi i një nishani ekzistent.

Në të shumtën e rasteve, melanomat kanë një formë të çrregullt dhe shumëngjyrëshe. Ato mnd të jenë më të mëdha se nishanet e zakonshme dhe ndonjëherë mund të kruhen ose të nxjerrin gjak.

Kjo mund të ndodhë në çdo pjesë të trupit, por zakonisht janë shpina, këmbët, krahët dhe fytyra, pjesët më të prekura.

Në një artikull, britanikja “The Independent” shpjegon shkaqet e krijimit të kancerit të lëkurës, rreziqet, mënyrat për ta diagnostikuar, trajtimet etj.

Çfarë e shkakton melanomën?

Melanoma krijohet kur disa qeliza në lëkurë fillojnë të zhvillohen jo normalisht.

Qelizat e lëkurës, të njohura si melanocite, rriten dhe ndahen më shpejt se zakonisht dhe nisin të shpërndahen në sipërfaqe e shtresa të lëkurës.

Nëse qelizat e melanomës futen në enët e gjakut apo në kanalet limfatike, ato mund të shkojnë në pjesë të tjera të trupit, në gjak apo në sistemin limfatik, duke e bërë më të vështirë trajtimin.

Melanomat klasifikohen në Faza. Tumorët e Fazës 0 nuk kanë tendencë për t’u përhapur dhe nuk kanë depërtuar në lëkurë. Tumorët e Fazës I e kanë pushtuar lëkurën, por janë të vegjël dhe rriten dalëngadalë dhe tumorët e Fazës II janë më të mëdhenj. Në Fazën III dhe IV, janë melanoma më të avancuara dhe janë shpërndarë në pjesë të tjera të trupit.

Cilat janë faktorët e rrezikshëm?

Ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet (UV), nga burime natyrale ose artificiale konsiderohet si një ndër faktorët kryesor, sipas “Cancer Research UK”.

Disa njerëz janë më të rrezikuar për t’u prekur nga melanoma sesa të tjerë, sidomos ata që kanë:

Shumë nishane apo quka

Lëkurë të zbehtë dhe digjen lehtësisht

Flokë bjondë ose të kuqe

Një pjesëtar i familjes që ka patur melanomë.

Si mund të diagnostikohet?

Sipas “British Journal of Dermatology”, ata që kanë më shumë se 11 nishane në krahun e djathtë kanë më shumë gjasa për t’u prekur nga melanoma.

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se numri i nishaneve në krahun e djathtë është një tregues që parashikon melanomën.

Ndërsa të paturit mbi 100 nishane në trup, konsiderohet si “parashikues i fortë”.

Si mund të trajtohet?

Trajtimi kryesor është operacioni, që zakonisht është i suksesshëm nëse melanoma diagnostikohet dhe trajtohet në një stad të herëshëm.

Nëse nuk dallohet deri në një fazë të avancuar, trajtime si kimioterapia apo radioterapia përdoren për të ngadalësuar dhe ndaluar përhapjen e kancerit, si dhe për reduktimin e simptomave.

Kush preket?

Melanoma është kanceri i pestë më i zakonshëm në Britaninë e Madhe, me rreth 13.000 raste të reja të melanomës të diagnostikuara çdo vit. Më shumë se 2.000 persona vdesin çdo vit për shkak të melanomës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button