Basha në Kongresin e PPE: Shqipëria po përballet me një situatë të rëndë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Europiane (EPP) që zhvillohet sot dhe nesër në Madrid, Spanjë.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast në Kongres, Basha tha se Shqipëria po përballet me një situatë të pazakonshme duke bërë përgjegjës Edi Ramën dhe Ilir Metën. Për këtë arsye, kreu i PD-së kërkoi një ekip të PPE-së në Shqipëri për të parë se çfarë po ndodh.

“Shqipëria dhe populli shqiptar po përballen me një situatë të pazakonshme, po përballen me trafikantë të qenieve njerëzore me persona që merren me pastrim parash. Prona private dhe mjaft të tjera janë duke u marrë nga zyrtarë të lartë në Shqipëri. Vota e lirë është sulmuar në zgjedhjet e qershorit. Ne kërkojmë që të përjashtohen nga parlamenti personat me rekorde kriminale”, tha Basha.

Më tej në fjalën e tij ai shtoi se, “Fatkeqësisht qeveria ka ndaluar zbatimin e marrëveshjeve të rëna dakord. Korrupsioni ka filluar ta minojë demokracinë. Shumë biznese janë shkatërruar. Të gjitha këto lidhen me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Numri i azilkërkuesve në rritje. Ne kërkojmë që të sillni një ekip në Shqipëri dhe të shihni çfarë po ndodh në Shqipëri”, u shpreh Basha.

Në këtë kongres ‎do të trajtohen një gamë e gjerë e sfidave me të cilat përballet Europa sot, nga siguria tek rimëkëmbja ekonomike.

Kongresi do të fokusohet në politikat e jashtme dhe ato të sigurisë të tilla si migrimi dhe lufta kundër terrorizmit, si dhe çështje të një rëndësie të madhe në axhendën europiane si rritjen, punësimin, një treg dixhital të përbashkët, ndryshimet klimatike dhe partneritetin midis Europës dhe SHBA. Kongresi do të zgjedhë drejtuesit e rinj të PPE, Presidentin, zv/presidentët, Sekretarin e Përgjithshëm, njofton agjencia e lajmeve Noa.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button