Shkup, ndahet çmimi shtetëror për praktikat me përgjegjësi shoqërore

Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Trupin Koordinues për Përgjegjësinë Shoqërore dhe Konfederatën e Biznesit të Maqedonisë, ndërsa në bashkë-financim me Komisionin Evropian mbajti edicionin e tetë me radhë të ceremonisë së ndarjes së çmimit shtetëror për praktikat me përgjegjësi shoqërore për vitin 2014, që është pjesë e projektit “Përgjegjësia shoqërore për të gjithë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri tha se për këtë çmim, këtë vit kanë konkurruar 34 ndërmarrje të vogla të mesme dhe të mëdha me rreth 50 projekte.

“Kështu në mënyrë direkte ata përmirësojnë konkurrencën e tyre në ekonimonë globale, rrisin vlerën e shtuar të produkteve dhe shërbimeve të tyre dhe rrisin reputacionin dhe imazhin e kompanive. Nëse kemi patur sukses apo jo flet fakti se në këto 8 vite, ndërmarrjet kanë raportuar 500 praktika të mira të përgjegjësisë shoqërore” tha Neziri.

Jaromir Leviçek, sekretari i parë dhe udhëheqës i delegacionit të Komisionit Evropian tha se praktikat me përgjegjësi shoqërore paraqesin koncept në të cilin kompanitë në mënyrë vullnetare integrojnë brengosjen e tyre shoqërore dhe ambientale mbi biznesin e tyre në pajtim me atë të Bashkimit Evropian.

“Sot shohim se rritja nuk përshinë vetëm atë të GDP-së, por se paraqet rritje inkluzive, të mençur dhe të qëndrueshme. Për të arritur këtë, na nevoitet rritje ekonomike e bazuar në njohuri dhe inovacion, dhe kjo nënkupton ekonomi të gjelbër dhe më kompetitive”, tha ai.

Në eventin e sotëm u ndanë 48 çmime shtetërore për praktikat me përgjegjësi shoqërore për vitin 2014, ndërsa disa kompani çmimin e kishin merituar duke ndarë bursa për studentët me problem financiare, trajnime për personat e verbër për të shfrytëzuar ATM aparatet, ulje të emetimit të gazrave etj.

Ky projekt synon ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të punëdhënësve në lidhje me konceptin e përgjegjësisë shoqërore në rajonin e Evropës Juglindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button