Toyota tërheq 6,5 milionë automjete për shkak të problemeve

Kompania japoneze, Toyota, ka njoftuar se do të tërheqë 6,5 milionë automjete të saj në mbarë botën, për shkak të defektit në butonin e xhamave elektrike të dritareve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton “NBC News”, problemi u paraqit në modelet Yaris/Vitz subcompact, Corolla, Camry dhe modelet tjera.

Numri më i lartë i automjeteve të tërhequr është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), 2,7 milionë prej tyre, ndërkohë që në Evropë do të tërhiqen 1,2 milionë automjete si dhe 600 mijë në Japoni.

Nga Toyota theksojnë se problemi u paraqit në rregullimin elektrik të dritareve, të cilët nuk janë lubrifikuar në mënyrë konzistente gjatë prodhimit.

Mbetjet që u shkaktuan me shpenzimet e pikave elektrike të kontaktit mund të grumbullohen dhe të shkaktojnë qark të shkurtër, e cila mund të çojë në mbinxehje dhe madje të shkaktojë zjarr.

Nga Toyota njoftojnë se deri tani nuk është raportuar për asnjë aksident të shkaktuar nga ky defekt në automjetin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button