Si të fitoni vëmendje në punën tuaj të re

Kur ju jeni e re në punë do të përballeni me paragjykimin e secilit për aftësitë tuaja. Që ju të fitoni besimin e kolegëve dhe shefit dhe që të bëni të ditura aftësitë tuaja, ju duhet të ndiqni këto teknika:

Mbani shënim takimin

Kur të keni një ofertë pune dhe kur të nënshkruani kontratën me kompaninë tjetër, gjëja e parë që duhet të bëni është të shënoni takimin me shefin tuaj aktual. Kjo mund të duket e frikshme por është e rëndësishme që ju të flisni me shefin tuaj përpara se ti jepni lajmin të tjerëve.

Përgatituni

Pasi keni shënuar takimin, sigurohuni që të bëni një listë të pikave për agjendën e takimeve. Kjo do t’ju ndihmojë të jeni më të sigurt kur ju flisni me shefin tuaj rreth largimit tuaj. Ka shumë individë që e shtyjnë këtë takim sepse nuk ndihen mirë kur japin lajme të tilla, por është e rëndësishme që të keni një takim ballë për ballë sesa ti dërgoni një email.

Theksoni pikat tuaja

Shkoni në takim me besim në vetvete dhe përpiquni që të shmangni biseda të papërshtatshme me shefin tuaj. Ky është takimi juaj dhe ju duhet të shikoni agjendën tuaj. Tregohuni i fortë, duke shpjeguar se do të largoheni, ju duhet t’i thoni shefit tuaj që ju e vlerësoni mundësinë por është koha për të vazhduar përpara. Nëse shefi juaj bën një ofertë të leverdishme, refuzojeni me edukatë meqenëse kjo është një situatë e re për ju. Tregohuni i qartë dhe profesionist kështu mund t’i arrini qëllimet tuaja në mënyrë efektive.

Ndërtoni protokollin

Është e rëndësishme që të realizoni 3 pika gjatë takimit :

  1. Kur është dita juaj e punës.
  2. Kur do t’i informojë menaxheri juaj të tjerët (klientët, kolegët dhe shefin kryesor).
  3. Si do të bëhet tranzicioni(trajnimi i të tjerëve nëse është e nevojshme).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button