Kursi i rrobaqepësisë, shpresa për punësimin e 15 grave nga malësia e Tetovës

Prijekti i Forumit të Gruas, “kualifikimi   për gratë nga komuniteti minoritar”, që ka për qëllim aftësimin e grave për të filluar punë, është duke dhënë rezultatet e para në aftësimin e grave në kursin e rrobaqepësisë.

Në mbledhjen e Forumit të gruas në fshatin Dobrosht të Tetovës, 15 gra kanë marrë kursin e rrobaqepësisë, pas një pune praktike prej tre muajve. Pjesa më e madhe grave, kryesisht nga malësia e Tetovës, tani më janë të gatshme të gjejnë ndonjë punë të kësaj natyre ose të fillojnë biznesin e vogël familjar të tyre.

Kryetarja   e Forumit të Gruas Xhane Krajshova thotë se, ky projekt po realizohet me shumë sukses dhe se tani më janë ndjekur kurset e para të rrobaqepësisë,  si një veprimtari profitabile për gratë.

Hirisha Rexhepi  trajnuese për rrobaqepësi thotë se, gratë të cilët veç më kanë marrë kursin e rrobaqepësisë, janë të afta për të punuar në këtë veprimtari dhe se e kanë realizuar më shumë përkushtim këtë zanat gjatë tre muajve të kaluara.

Ky projekt ka sjellë kënaqësi edhe tek gratë të cilët kanë ndjekur kursin. Ata më ndihen si të zot të  zanatit të tyre, me çka do të ndihmojnë ekonomitë e tyre familjare.
Emira Farizi dhe Nora Ajeti, praktikante thonë se janë të kënaqura me punën që kanë bërë. Ata ndihen plotësisht të afta për të filluar punën si rrobaqepëse. Ermira dhe Nora, u bëjnë thirrje edhe grave tjera që të ndjekin ndonjë zanat në kuadër të projekteve të Forumit të Gruas.

Projekti i kualifikimit  për gratë nga komuniteti minoritar është duke u realizuar në Shkup, Topanë, Tetovë si dhe në Radovish, ku gratë mësojnë , kurse  për shkrim lexim rrobaqepësi , kompjuterë, kurse për parukeri, qëndisje dhe kurse të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button