RDK në fazën e rifreskimit, së shpejti mbahet Kuvendi Qendror

RDK-ja është në fazën e rifreskimit të strukturave të saj, proces ky i cili duhet të përmbyllet me thirrjen e Kuvendit Qendror të RDK-së në fundit të këtij viti. Ky ishte konstatimi i udhëheqësve të RDK-së gjatë vizitës së zhvilluar të Kryetarit të RDK-së Rufi Osman dhe nënkryetarit Artan Dika me Kryesinë e Degës së RDK-së në Kumanovë dhe Likovë.

Kryetari Osmani dhe nënkryetari Dika përgëzuan të pranishmit për interesimin e gjerë të treguar për pjesëmarrje në këtë takim dhe i informuan me situatën aktuale në vend dhe çështjet tjera me karakter politik.

Ato gjithashtu inkurajuan punën që po bëhet në Degën e RDK-së në Kumanovë për shtimin e rradhëve të saj.

Në fund të pranishmit në një debat të hapur dhe shumë pozitiv shkëmbyen mendimet e tyre lidhur me aktualitetin politik dhe bënë propozime individuale për tejkalimin e problemeve të pranishme.

Lajme të ngjashme

Back to top button