Ndërtimi i kombit Maqedonas në krye me LSDM

Sllobodanka Jovanovska, editorial-“ Brukseli foli”, Utrinski Vesnik
Riçard Hovit ka detyrë të rëndë, si mik dhe luftëtar i provuar për negociata për Maqedoninë, të lajmërojë se Brukseli fillon politikë të rëndë ndaj shtetit tonë.

Petar Arsovski, kolumnë- “Për mediumet dhe reklamimin”, Utrinski Vesnik
Produkcioni i të gjitha fushatave të pushtetit duhet të bëhet në mënyrë centralizimi, me veprim transparent i cili lehtë kontrollohet.

Pande Kolemishevski, kolumnë-“ Maqedonizimi në vend të antikuizimit”, Dnevnik
Ka ardhur koha të fillon të ndërtohet kombi Maqedonas. Partia e parë duhet të marri forcë të niset kësaj rruge është LSDM. Sa më shpejtë. Me platformë të qartë  dhe me inkuadrim të Shqiptarëve, Turqve, Serbëve, Vllehëve, Romëve të rinj dhe të edukuar në kryesinë e partisë.

Ljupço Popovski, kolumnë-“ Emri u bë konflikt i ngrirë”, Utrinski Vesnik
Në këtë moment, çështja për të gjetur zgjidhje për emrin duket e largët si asnjëherë deri tani. Problemi tani është kthyer në vitet e para të kësaj çështjeje.

Iskra Koroveshovska, koment- “Solidaritet selektiv”, Dnevnik
Derisa prej vitit 2005 e këndej kërkojmë mënyrë se si të shpëtojmë nga problemi i imponuar me emrin, e i cili për ne është veto për hyrje në BE, e sipas Be mesazheve jemi të listuar lartë, përnjëherë del se nuk i plotësojmë kushtet.

Erol Rizaov, kolumnë- “Pronën e kujt e investon Stavreski”, Utrinski Vesnik
Pasi që ish-kryeministri ynë dhe ministri reformator dhe financues,  është krijues i biznes-klimës, vallë do të bënte biznes të përbashkët dhe do të investonte, përveç pasurisë shtetërore, edhe të holla personale sot në Sahara- grup, dhe vallë do të blinte së paku një banesë të madhe nga i dashuri Subrata.

Xhejson Miko, kolumnë-“Ofendojnë, e kur janë të ofenduar, protestojnë”, Dnevnik
Mediumet e sotshme sociale janë tokë pjellore për ofendime të çdo lloji. Sinqerisht, është e çuditshme se sa poshtë mundet të rrëzohen disa individë, duke u fshehur pas anonimitetit dhe duke pështyrë më 140 karaktere ose më pak.

Radmila Shekerinska, kolumnë-“ Sindromi i personalitetit të ndarë”, Sloboden peçat
Pushteti ka vendosur të aktrojë pacient me sindrom të personalitetit të ndarë i cili një dite “kryqëzohet” mbi raportin “pozitiv’ të komisionit evropian, e 24 orë më vonë përbehet se kritika në raportin është vepër e fuqive të errëta të cilat bëjnë konspiracion kundër Maqedonisë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button