Dibra do ta shpall qytetar nderi Sali Berishën

Komuna e Dibrës do ta shpall qytetarë nderi ish Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën.

Kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata tha se janë tre arsye që ky individ të shpallet qytetar nderi i Dibrës.

“Berisha është një ndër iniciatorët e sjelljes së demokracisë në Ballkan dhe në të gjitha trojet shqiptare. Vitet 1991-1992 ishin vite që ne nuk i harrojmë por duhet që të mos i harron edhe historia, arsyeja e dytë janë raportet ndërshtetërore sepse Berisha njohu shtetit e Maqedonisë, kombin, gjakun dhe përherë Republika e Shqipërisë ka pasur marrëdhënie të mira me Maqedoninë potencoi Lata. Arsyeja e tretë është se ne kemi farefis në Shqipëri të cilët nuk i njihnim dhe nuk na njihnin. Berisha mundësoi që gjaku të njeh gjakun, farefisi të njeh farefisin. Me Berishën u realizua çdo gjë edhe pse ai nuk gëzon asnjë post, ne jemi ata që duhet ti japim vlerat e atdhedashurisë, përfundoi Lata.

Propozimin e këtillë e miratuan njëzëri të gjithë këshilltarët e këshillit komunal dhe pllaketa  e shpalljes dhe çelësi i qytetit do të dorëzohet nga ana e kryetarit të komunës në prani të anëtarëve të Këshillit  të Komunës.

Komuna e Dibrës deri më tani ka shpallur qytetar nderi Bamir Topi, ish presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sine Hollan nga Norvegjia, Dr. Azmi Dibra, mikrobiolog me origjinë dibrane dhe Nikollas Knauf nga Austria.

Lajme të ngjashme

Back to top button