Ramadani: Sanksione për ata që se respektojnë MO-në

“Marrëveshja e Ohrit nuk po aplikohet ashtu siç duhet. Fajtorë më të mëdhënj janë pjesëtarët e Qeverisë, VMRO-DPMNE dhe BDI, të cilët tash e sa vite nuk kanë krijuar ambient për të aplikuar atë që është nënshkruar dhe më e keqja është se nuk kishte sanksione ndaj atyre që kishin obligim Marrëveshjen e Ohrit”, tha analisti Ismet Ramadani në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga PPD sot në Shkup me temë “Maqedonia e pas Ohrit: Unitarizëm, regjionalizëm, federalizëm”, raporton Portalb.

Ai thotë se kryetari i shtetit nuk e respekton MO-në në kabinetin e tij, kryeministri në kabinetin e tij, kryeparlamentari në kabinetin e tij.

“Dhe, nëse nisemi nga ky fakt se tre organet kyce të shtetit nuk e respektojnë, cka mund të presim nga ministrat, apo udhëheqësit nëpër institucione të ndryshme. Po vjen një periudhë ku duhet të merremi vesh për sanksione për ata që se respektojnë MO-në”, përfundon Ramadani.

Panelistët e ftuar kanë diskutuar dhe kanë trajtuar tema mbi politikën në Republikën e Maqedonisë duke dhënë rekomandime për të kaluar krizën aktuale politike dhe barrierat që mund të paraqiten në të ardhmen për krijimin e një shoqërie multietnike.

Në panel diskutim kanë marr pjesë edhe Xheladin Murati, Lubomir Fërçkovski, Aleksandar Çomovski, Ismet Ramadani, Osman Kadriu, Jovan Kekenovski, Pavle Trajanov, Trifun Kostovski dhe Alajdin Demiri./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button