Penko i shpall “luftë” Komunës së Butelit dhe MASH-it!

Drejtoria dhe mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Petar Zdravkovski Penko” akuzuan Ministrinë e Arsimit se po diskriminon nxënësit shqiptarë të kësaj shkolle, njofton Alsat M.

“Problemin e kemi me klasat e treta… janë dy paralele me nga 36 nxënës dhe njëra është me 37 nxënës. Kemi bërë kërkesa në Komunën e Butelit, komuna e ka aprovuar këtë, tash është çështja në Ministrinë e Arsimit, jemi në kontakt me MASH-in dhe besojë se së shpejti edhe kjo çështje do të zgjidhet”, tha Enis Memeti, drejtor i SH.F ‘Petar Zdravkovski Penko’.

Ndërkohë nga Ministria e Arsimit thonë se nuk kanë marrë kërkesë nga Komuna e Butelit për hapje të paraleleve shtesë në “Penko”.

Ligji për Arsim Fillor dhe të Mesëm është i prerë për sa i përket numrit të nxënësve, nga 24 deri në 34 nxënës. Paralelet mund të hapen me më pak se 24 nxënës, vetëm nëse ka pajtueshmëri nga themeluesi, që është komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button