Deutsche Bank transferon gabimisht 6 miliardë dollarë në llogarinë e një amerikani

Banka më e madhe huadhënëse në Gjermani “Deutsche Bank” aksidentalisht ka transferuar 6 miliardë dollarë në llogarinë e një klienti, pasi ka ndodhur një gabim teknik në konfirmimin e numrit të llogarisë, njofton “Bloomberg News.”

Një punëtor i ri i bankës në ekipin për këmbim të jashtëm valutor e kishte bërë gabimin në muajin qershor, transmeton Indeksonline.

Shifra prej 6 miliardë dollarëve i ishte transferuar një klienti amerikan të bankës, dhe ishte kthyer vetëm një ditë më vonë, dhe e gjitha kishte ndodhur pasi punëtori kishte përdorur një “shifër bruto dhe jo neto”, sipas raportit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button