Në 24 orët e fundit në Shkup ka pasur 11 aksidente komunikacioni, 13 të lënduar

­ Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej 11 aksidente komunikacioni. Prej tyre, tre janë me pasoja dëme materiale dhe tetë me pasoja lëndime trupore, ku lëndime të lehta kanë pësuar katër shoferë të automjeteve, katër bashkëudhëtarë, dy këmbësorë, dy udhëtarë në autobus dhe një biçiklist.

Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në transportit rrugor në SPB Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në shkollën fillore “11 Tetori”, e cila gjendet në komunën Qendër me nxënësit nga klasa e katërt. Për sot nuk ka njoftim për ngjarje të jashtëzakonshme, kështu që pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullave ekzistuese të komunikacionit, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button