Rasti ‘Mijallkov’, Alo: Përveç pistoletës, edhe doreza kirurgjike

“Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka lutur që Mijalkov të lirohet menjëherë pas marrjes në pyetje si dhe kontrollit. Kolegët serbë ishin të gatshëm ta ndihmonin, por ka ndërhyrë edhe prokuroria serbe, e cila nuk ka lejuar lirimin e shpejtë të tij, pa kaluar filtrin e procedurave që kryhen zakonisht për raste të tilla. Pas ndalimit të shkurtët, atij i është lejuar megjithatë që të vazhdoj rrugën e tij”, shkruante gazeta “Alo”, transmeton Alsat-M.

Lajmi se Mijalkov është ndaluar në Beograd, pasi shërbimet serbe kishin zbuluar se ai ka udhëtuar me pistoletë në çantë, u publikua të premten. Faktin, se si një udhëtar me pistoletë ka mund të hipë në avion në Shkup, drejtuesit e TAV Maqedonisë e shpjeguan si gabim njerëzor. Ata paralajmëruan se kanë nisur një hetim të brendshëm për përgjegjësi. Alsat-M dërgoi disa pyetje te TAV Maqedoni, nëse e kanë zbuluar autorin e këtij gabimi, dhe si ka ndodhur që Mijaklov të hip me pistoletë në Avion. Deri tani, nuk ka përgjigje.

Gazeta ditore serbe “Alo” konfirmon se ish shefit të DSK-së Sasho Mijalkov, përveç pistoletës i është gjetur edhe një kuti me municion dhe dorashka kirurgjikale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button