Stamboll, 25 vite burg autorit të vrasjes së tifozit serb

Gjykata në çështjen gjyqësore në lidhje me tifozin serb, Marko Ivkoviç i cili humbi jetën në ngjarjet para ndeshjes së basketbollit mes ekipeve Galatasaray Liv dhe ekipit serb, Crvena Zvezda e vlefshme për ligën e Turkish Airlines Euroleague, ka vendousr dënimin e të dyshuarit Kadri Aktaş, me 25 vite burg si dhe lirimin e të dyshuarve të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në senacën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën e Krimeve të Rënda në rajonin Bakırköy të Stambollit ishin të pranishëm i dushuari i arrestuar Kadri Aktaş dhe të dyshuarit e tjerë që janë gjykuar në gjendje të lirë Yusuf Velioğlu, Volkan Sarı, Serhan Yücel Aydoğmuş, Gökhan Yıldız si dhe Bojana Jankeliç motra e tifozit të vrarë, Marko Ivkoviç.

Kryetari i trupit gjykues Ümit Kaptan, pasi njoftoi se do të japë vendimin i dha fjaën e fundit  të dyshuarve, ku Kadri Aktaş shprehu se kërkonte “lirimin e tijë”, gjithashtu edhe të dyshuarit e tjerë duke vënë në dukje se nuk kanë lidhje me ngjarjen kërkuar të njëjtën gjë.

Trupi gjykues për të dyshuarit Volkan Sarı, Gökhan Yıldız, Yusuf Velioğlu, Atakan Bodan, Serhan Yücel Aydoğmuş dhe Çağatay Hız për mungesë provash të sakta, të qarta dhe bindëse i ka liruar nga akuza e “pjesëmarrje në vrasjen me dashje”.

Ndërsa për të dyshuarin Kadri Aktaş, gjykata me akuzën “vrasje me dashje” ka dhënë dënimin me burg të përjetshëm por duke marrë parasysh sjelljen e mirë të dyshuarit gjatë gjykimit ajo ka vendosur të ulë dënimin e tij duke e dënuar me 25 vite burg dhe vazhdimin e masës së arrestit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button