NATO ndërmerr stërvitjen më të madhe ushtarake në 13 vitet e fundit

NATO fillon stërvitjen më të madhe ushtarake në 13 vitet e fundit, në të cilën do të marrin pjesë mbi 36.000 ushtarë, marinsa dhe pilot nga 30 shtete anëtare të Aleancës, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë stërvitje, NATO do të testojë aftësitë e veta për tu përgjigjur në sfidat dhe kërcënimet e reja.

Zëvendësi i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Alexander Vershbow, deklaroi të hënën se stërvitja do të demonstrojë nëse NATO mund të përballet me angazhimet kovencionale ushtarake dhe me teknikat delikate, hibride dhe të propagandës.

Vershbow theksoi se situata gjeopolitike është dukshëm e destabilizuar nga koha kur është mbajtur një stërvitje e këtij lloji, që u mbajt gjatë luftës së Ftohtë. Sipas tij, për një përkeqësim të tillë ka ndikuar lufta në Krime, përkrahja për separatistët në lindje të Ukrainës, sulmet mbi kryengritësit e moderuar në Siri, por edhe përhapja e organizatave terroriste në Libi dhe Siri.

“Në këtë botë të re, partnerët dhe aleatët e NATO-s duhet të jenë në gjendje të përgjigjen shpejtë dhe me vendosmëri” tha ai.

Qendra operative e stërvitjes mban emrin “Trident Juncture”,  ndërsa do të jetë e vendosur në qytetin e Sicilisë, Trapani.

Stërvitja do të mbahet në Itali, Spanjë, dhe Portugali dhe në ujërat përreth. Do të fillojë të mërkurën, ndërsa do të përfundojë në fillim të nëntorit, ku është parashikuar një sulm fiktiv i një shteti të madh mbi një shtet të vogël të NATO-s, që ka krijuar krizë etnike dhe fetare si dhe ka kërcënuar resurset energjetike.

“Agresori fiktiv në këtë stërvitje është Rusia, mirëpo kjo nuk do të thotë se disa nga sfidat me të cilat përballemi nuk janë të njëjta me ato me të cilat do të përballeshim në një konflikt eventual me Rusinë” tha  Vershbow.

Gjatë konferencës për media, aktivistë të një lëvizjeje pacifiste shfaqën një pankartë me mbishkrim “Jo Luftës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button