Në 48 orët e fundit janë shpëtuar rreth 1.300 refugjatë në Mesdhe

Që nga fundi i javës së kaluar e deri tani në detin Mesdhe janë shpëtuar rreth 1 mijë  e 300 refugjatë të cilët përpiqeshin të mbërrinin në Itali nga Afrika, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin italian në kuadër të operacioneve Triton të ndërmarra mes ishullit Lampeduza të Italisë dhe Libisë mjetet detare të BE-së që kryejnë patrullimin që nga e shtuna e deri tani në 48 orët e fundit theksohet se kanë shpëtuar 1 mijë e 300 refugjatë.

Ndër të tjera njoftohet se anija Bersagliere e flotës italiane gjatë operacioneve ka ndërhyrë ndaj një anijeje e cila ishte duke u mbytur 20-30 milje larg birgjeve Libiane.

Si pasojë e ndërhyrjes së anijes mësohet se nga ajina që po mbytej u shpëtuan 112 persona si dhe u nxorën trupat e pajët të 8 refugjatëve ku 7 prej tyre ishin gra.

112 personat e shpëtuar dhe 8 trupat e pajetë u transferuan në anijen spanjolle e cila është në detyrë në kuadër të programit Triton në rajon dhe më pas refugjatët theksohet se janë dërgohen në portin Taranto të Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button