Erdogan: Bota Islame duhet të jetë vetëkritike

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka mbajtur një fjalim në Samitin e parë të liderëve fetarë muslimanë të vendeve aziatiko-pacifike në Stamboll dhe me këtë rast theksoi se shumë vende muslimane, të cilat do të duhet të ishin vende të paqes dhe mirëqenies, sot janë të përfshirë në konflikte, gjakderdhjeje dhe lot, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar kënaqësinë se Stambolli si kryeqendër e civilizimit është organizator i këtij tubimi të rëndësishëm, Erdoğan tha se takimi i liderëve fetarë të rajonit, në të cilin jetojnë 1.2 miliardë muslimanë, duhet të jetë nxitje për ndërtimin e urave të reja të miqësisë, bashkëpunimit dhe tolerancës.

Presidenti turk, Erdoğan theksoi se çelësi i suksesit të çdo pune është që në fillim të merren vendime dhe qëllime të mira, ku me këtë kontekst theksoi disa versete të Kur’an-it dhe citate të të dërguarit Muhamed a.s, të cilat flasin në këtë temë.

“Në rrënjën e shumë problemeve me të cilat sot ballafaqohet bota islame, qëndron mungesa e konsultimit, braktisja e kulturës së shkëmbimit të qëndrimeve dhe dialogut. Ky në fakt është shkaku kryesor për shkak të cilës neve sot na mungon dhëmbshuria në bashkësi. Tani nuk mund të flasim për unitetin e botës islame (ummetit) ai është i copëtuar. Jam i bindur se tubimet e tilla të liderëve fetarë janë jashtëzakonisht të rëndësishme në vendosjen e sërishme të unitetit të shoqërisë islame”, tha Erdoğan.

Duke theksuar për krizën në vendet muslimane të rajonit në të cilën muslimanët vrasin vëllezërit e tyre në fe, Erdoğan përmendi shembullin e Sirisë dhe tha se edhe presidenti i këtij vendi deklarohet si musliman, porse terrori shtetëror i tij mizorisht ka vrarë 366.000 vëllezër të tij, ndërsa edhe më tej ekzistojnë ata që e mbështesin.

“Për të gjithë është e njohur se në planin global po zhvillohet fushatë kundër muslimanëve, veçanërisht pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA. Ngjarjet e tmerrshme në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën e Veriut vetëm kontribuojnë në këtë ide”, tha Erdoğan dhe shtoi se është lehtë të gjykohen të tjerët, por bota islame doemos duhet të jetë vetëkritike dhe të definojë shkaqet që sollën botën islame të shndërrohet në një det me gjak dhe lotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button