Ka filluar takimi në Përzhino për dalje nga kriza politike e Maqedonisë

Komisari për zgjerim Johanes Han, së bashku me ndërmjetësuesit, Piter van Hojte dhe euroambasadorin Aivo Orav, bashkë me katër kryetarët e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, (VMRO-DPMNE-Nikolla Gruevski, LSDM-Zoran Zaev, BDI-Ali Ahmeti dhe PDSH-Menduh Thaçi) e kanë filluar takimin në godinat e BE-së në Shkup, Përzhino, ku tema kryesore do jetë mbarëvajtja e zgjedhjeve parlamentare të 24 Prillit.

Poashtu pjesë e temës së bisedimeve do jetë kodi zgjedhor dhe krijimi i qeverisë kalimtare që duhet të fillojë pas pak javësh.

Deri më tani, Marrëveshja e Përzhinos nuk është zbatuar siç duhet, veçanërsisht te afatet kohore. Kodi zgjedhor që akoma nuk është zyrtarizuar, sipas marrëveshjes së 2 qershorit, duheshte të zgjidhej më së fundi deri në 1 Tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button