Stavreski: Opozita do të përballet me përgjigjen e luanit dhe luaneshës së VMRO-së (VIDEO)

Ministri i Financave, Zoran Stavreskin, dje ka qenë në Prilep ka darkuar, dhe ka mbajtur një fjalim para përkrahësve të partisë, në të cilin i ka dërguar disa paralajmërime dhe kërcënime opozitës.

“LSDM, nuk e dinë se sa më shumë na sulmojnë, aq më e madhe do të jetë fitorja e madhe. VMRO e ka ndërtuar Maqedoninë, ka ndërtuar rrugë, ujësjellës, shkolla, i ka rritur pensionet, kemi siguruar qindra miliona euro për bujqit. VMRO do të vazhdojë me këtë politikë, do të vazhdojë të hapë vende të reja të punës… Kundërshtarët tanë nuk mundet ta kuptojnë se çfarë fuqie jeni ju, për atë të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar që në prill ta marrim edhe një fitore”, ka thënë Stavreski.

Ai i ka përmendur edhe luanin dhe luaneshën e VMRO-së

“Ju premtoj të gjithë atyre që mundohen ta bëjnë atë, se do ta ndjejnë se çfarë do të thotë përgjigja e luanit dhe luaneshës së VMRO-së, ndaj provokimeve të tilla dhe tentativave për ta shkatërruar Maqedoninë, VMRO-DPMNE do të qëndrojë e fortë, e bashkuar”, ka thënë Stavreski.

Ju rikujtojmë se Stavreski është një ndër “aktorët”, kryesor në “bombat” e opozitës, i cili ka folur për problemet e partisë  dhe Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button