“Pasiguria politike në Maqedoni ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik”

Në konferencën me temë “Efektet e investimeve të huaja mbi ekonominë e Maqedonisë”, kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të investitorëve të huaj në Odën Ekonomike të Maqedonisë, Stefan Peter deklaroi se Këshilli që drejton ai do të mbetet një zë i fuqishëm i komunitetit të biznesit në Maqedoni, me qëllim zhvillimin e ekonomisë së vendit, e cila do të jetë më atraktive për investitorët përmes rregullave të thjeshtësuara dhe rritjes së parashikueshmërisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Stefan Peter duke theksuar se investimet e huaja direkte sjellin ndikim pozitiv në ekonominë e përgjithshme, shtoi se kjo nuk matet vetëm me numra duke rritur eksportet dhe punonjësit, por matet edhe me sjelljen e praktikave, teknologjive dhe njohurive të reja, përfshirë edhe menaxhim të mirë të korporatës.

“Maqedonia është një vend me ekonomi më të ulët në Ballkanin Perëndimor dhe tashmë ka arritur disa avantazhe, të tilla si pozitën e mirë gjeografike, fuqi punëtore të kualifikuar dhe jo të shtrenjtë, si dhe fakti se vendi ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, Turqinë, vendet e CEFTA-s”, deklaroi Peter.

Ai potencoi se investitorët e huaj që veprojnë në Maqedoni janë të kënaqur me reformat në ekonomi, gjë që kontribuon në zhvillimin e klimës së biznesit, megjithatë siç tha ai, ende duhet të tejkalohen disa sfida, përfshirë rreziqet e brendshme në lidhje me zhvillimet politike në vend.

“Ne si Këshill i investitorëve të huaj u kërkojmë liderëve politik se është e nevojshme të krijohet një mjedis i parashikueshëm dhe i qëndrueshëm. Eskalimi i pasigurisë politike ndikon negativisht në zhvillimet ekonomike, si në ato vendase edhe në ato të huaja”, deklaroi Peter.

Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë, gjatë viteve të fundit Republika e Maqedonisë ka arritur të prodhojë produkte të teknologjisë së lartë, të tilla si katalizatorë apo autobusë, përmes përpunimit tradicional të metalit, tekstilit dhe industrisë kimike.

Zona e eksportit në vitin 2014 ishte 52 përqind më e lartë në krahasim me vitin 2013, ndërsa sipas vlerësimeve në një periudhë afatmesme pritet që eksporti të arrijë rreth 2 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button