Dy dekada pa Remzi Hoxhën, sot u protestua në Shkup

Familjarët bëjnë thirrje për zbardhjen e ngjarjes së 21 tetorit 1995. Familjarët kanë hartuar një peticion, me anë të të cilit kërkojnë nga organet shtetërore të zbardhin vrasjen e të bëjnë drejtësi. Krahas peticionit të shpërndarë online, ata kanë paralajmëruar tri protesta: një në datë 19 tetor (e hënë) në Shkup – ora 10:00; një në datë 20 tetor (e martë) në Prishtinë – ora 10:00; dhe një tjetër në datë 21 tetor (e mërkurë) në Tiranë – ora 14:00, njofton Aktuale.

Thirrja e familjarëve për zbardhjen e vrasjes së veprimtarit patriot Remzi Hoxha 20 vjet më parë Thirrja e familjarëve për zbardhjen e vrasjes së veprimtarit patriot Remzi Hoxha 20 vjet më parë Plot 20 vjet më parë u vra dhe ju zhduk kufoma veprimtarit patriot me origjinë nga Kaçaniku i Kosovës, i lindur në Shkup, Remzi Hoxha. Vrasja e Remziut në territorin e Shqipërisë nuk ishte një krim ordiner për dy arsye.

Remziu ishte një veprimtar i njohur për kontributin e tij në favor të luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës dhe jo thjesht një ndërmarrës i suksesshëm në Kosovë që kishte zhvendosur biznesin e vet në favor të Shqipërisë. Remziun nuk e vrau dhe zhduku dikush për ndonjë hasmëri personale, por e zhduku SHIK-u, shërbimi sekret i kohës, udhëhequr zyrtarisht nga Bashkim Gazidede, por realisht nga Presidenti i atëhershëm Sali Berisha. Këto dy elementë e bëjnë vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, një vrasje shtetërore. Ajo nuk është as vrasje për arsye shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button