Kotevski bëhet drejtor i Qendrës për marrëdhënie me publikun në VMRO-DPMNE

Ivo Kotevski, zëdhënës dhe ndihmës ministër në MPB, kalon nga ministria në VMRO-DPMNE. Kotevski ka konfirmuar se do ta marr pozitën e drejtorit në Qendrën për komunikim në parti. Kjo pozitë është e zbrazët në VMRO-DPMNE prej kur ish drejtori Ilija Dimovski u bë koordinator i grupit parlamentare të VMRO-DPMNE-së.

Ivo Kotevski në MPB nga viti 2006 është në pozitën e zëdhënësit, pastaj u bë edhe ndihmës i ministrit në Sektorin për marrëdhënie me publikun. Ai është ish gazetar. Opozita gjatë publikimit të bombave publikoi edhe biseda të Kotevskit me Gordana Jankullovskan për rastin e Martin Neshkovskit dhe Nikolla Mlladenovit.

Sipas marrëveshjes së Përzhinos ministri i ri për punë të brendshme duhet të zgjidhet nesër, duhet ta propozojë LSDM ndërsa të jetë në pajtim me VMRO-DPMNE dhe BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button