Menduh Thaçi: Bashkëpunimi me BDI-në duhet të ketë një kosto për maqedonasit (Video)

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në emisionin “ZONAB”, nga Baton Haxhiu, ka deklaruar se bashkëpunimi me BDI-në është thuajse i pamundshëm, ndërkaq dhe nëse do të kishte një gjë të tillë ajo duhet të kishte një kosto për maqedonasit.

“Asgjë serioze, asgjë politike dhe e treta ju më thoni a ka mundësi që unë të bashkëpunoj me zotin Ahmeti, 99 % shumë vështirë, unë flas për tokën ai flet për mjegullat, unë flas për njerëzit e vrarë që nuk është lehtë e tejkaluese, ai më flet për prapaskenat e inskenimeve të ndryshme të ilegalëve. Unë i flas se nëse duhet t’i ndajmë përgjegjësitë duhet t’i ndajmë edhe interesat. Nëse ai ka dëshirë që unë ta mbështesë këtë rrugë të tij dhe mos t’i konkurroj, ne duhet të flasim bashkërisht se cilat janë interesat e partisë të cilën unë e drejtoj. Nëse ai e do bashkëpunimin shqiptar, duhet të jetë i vetëdijshëm se ky bashkëpunim duhet të ketë një kosto për maqedonasit”, ka deklaruar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po cfar flet ti ore matrapaz ,,veren do smrt.. Trego pse te quajten ,,vojvoda,,,pse je ne listen e zeze te SSHBA-ve,dhe me pas fol per ato punete e bashkepunimit me tjeret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button