Han në Shkup do të kërkojë përparim urgjent në marrëveshjen politike

“Në rrugë për në Shkup, do të takohem me të gjitha partitë politike për të bërë presion për përparim urgjent të marrëveshjes politike”, ka shkruar komisari për negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han, para vizitës së sotme në Maqedoni.

Han sot vjen në Shkup me qëllim që t’i zhbllokojë negociatat për implementimin e marrëveshjes politike nga 2 qershori dhe 15 korriku. Është paraparë që eurokomisari të ketë takime të ndara me liderët e partive politike të përfshira në negociatat, ndërsa nuk është përjashtuar edhe takimi i përbashkët.

Siç konfirmoi zëdhënësja e tij Maja Kocijançiç në një deklaratë për MIA-n, Komisioni Evropian prej afër e ndjekë zhvillimin e ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë dhe kërkon që katër partitë politike t’i përmbahen orarit në zbatimin e pikave nga marrëveshja që i solli fund krizës politike në vend.

“Mund të konfirmoj se komisari Han, javën e ardhshme, më saktësisht të hënën, do të udhëtojë në Shkup që të takohet me të gjitha palët e prekura. Brukseli e ndjekë situatën nga afër dhe edhe njëherë do të përsërisim se Komisioni Evropian pret që partitë të përmbahen në orarin në implementimin e pikave nga marrëveshja e 2 qershorit dhe 15 korrikut”, theksoi Kocijançiç të premten e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button