Kryetari i Karposh-it, Jakimovski përjeton aksident trafiku

Kryetari i komunës Karposh të Shkupit, Stevço Jakimovski, dje ka përjetuar aksident trafiku në rrugën magjistrale duke u kthyer nga Bullgaria në hyrje të Kriva Pallankës.

Siç kanë njoftuar mediumet, aksidenti ka ndodhur në momentin kur Jakimovskit ia ka prerë rrugën një furgon që është drejtuar nga një shofer në gjendje të alkoolizuar. Shoferi i furgonit ka ikur nga vendi i ngjarjes, kurse policia e ka arrestuar pas një ore, një kilometër nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.

Ndryshe Jakimovski ka kaluar pa lëndime në këtë aksident, kurse vetura e tij ka marrë dëmtime të vogla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button