Terme të ngatërruara dhe matematikë zbavitëse

Artikulli që është subjekt i këtij recensioni ka problem me matematikat, si dhe me gjithëpërfshirjen e diasporës.

ДИЈАСПОРА  Иванов да не потпише закон што ни забранува да гласаме – TELEGRAF MKLinku deri te artikulli origjinal: DIASPORA: Ivanov të mos nënshkruajë ligj me të cilin na ndalohet të votojmë

Data dhe koha e publikimit: 09.10.2015

Data e recensionit: 16.10.2015

Recensues: Аna Anastasovska

Një lexues i Shërbimit për verifikimin e fakteve në media (SHVFM) dërgoi një propozim që të bëjmë recension të këtij teksti. Ai thotë:

Unë kam menduar se diaspora është diçka është e shpërndarë nëpër qindra vende të botës, e kjo paska qenë një njësi e vetme që mund të japë deklaratë nëpërmjetë ndonjë “Tërpçe Tërpçeskit” nga Zvicra. Matematika për të na bindur në fund është kulmi – në Kroaci 16.900 votues të vendit për deputet kundrejt 7.000  nga diaspora, që qenka raport 1:24 ???

Në fakt autori i tekstit që në titull dhe në hyrje të tekstit thekson se diasporta ka dërguar një apel deri te kryetari Ivanov që të mos nënshkruajë ligj me të cilin atyre do t’u shkurtohet e drejta për të votuar në zgjedhje.

Diaspora maqedonase me letër deri te kryetari Ivanov kërkon që ai të mos e nënshkruajë dekretin për ndryshime në Kodin zgjedhor në qoftë se mërgimtarëve u merret e drejta për të votuar. Mërgimtarët konsiderojnë se kryetari i shtetit është mundësia e fundit të pengohen kërkesat e LSDM-së, mirëpo edhe të partive të shqiptarëve, që mërgimtarët të mos kenë mundësi të kenë përfaqësues të tyre në Kuvendin e Maqedonisë.

Fjala diasporë, ashtu siç ka theksuar lexuesi ynë, është një term i gjerë dhe i përfshin mërgimtarët e Maqedonisë anembanë botës. Mirëpo, në këtë tekst në vend nga diaspora, kemi reagim të vetëm një mërgimtari që jeton në Zvicër. Bëhet fjalë për Dejan Axhijoskin nga Gjeneva, i cili, personalisht është i nënshkruar në letër.

Për të qenë teksti më i besueshëm, do të ishte në rregull në qoftë se në të do të kishte reagime nga më tepër mërgimtarë ose shoqata të mërgimtarëve, duke e pasur parasysh se të tilla ka shumë, edhe atë jo vetëm në Evropë, por edhe përtej oqeanit.

Një gjë tjetë që vërehet në tekst është edhe matematika e keqe e autorit.

Në Kroaci numri mesatar i votave për një mandat në vendin amë është 16.954, kundrejt 7.033 në diasporë, gjegjësisht 1:24, në Francë 46.194 kundrejt 20.286, në Rumani 19.729 kundrejt 1.5220 në diasporë etj.

16.954 votues në Kroaci kundrejt 7.033 votuesve në diasporë nuk është 1:24, por 1:2,4. Kjo, siç është theksuar në teskt, është në fakt matematika e Axhijoskit, mirëpo megjithatë autori është dashur ta verifikojë atë para se ta publikojë, që të mos shkaktojë huti te lexuesit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button