12 vjet nga lumturimi i Nënë Terezës

Sot mbushen 12 vjet nga lumturimi i shenjtores Nënë Tereza. Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza e Kalkutës, emër të cilin e mori kur themeloi urdhrin “Misionarët e Dashurisë” në vitin 1951, për t’u shërbyer të varfërve dhe të pashpresëve të Indisë, u lumturua më 19 tetor 2003 nga papa Gjon Pali i 2 në Vatikan.

Çdo 19 tetor, veçanërisht Shqipëria dhe India, kujtojnë përvjetorin e lumturimit të Nënës Terezës, Gonxhe Bojaxhiut, e cila nuk është vetëm festë liturgjike, por festa kombëtare e saj. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Nënë Tereza ka lindur në Shkup me 26 gusht 1910 në një familje kosovare dhe kur ishte 18 vjeçe, u bë kandidate e Motrave të Loretos, të cilët kryenin misione humanitare në Indi.

Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Ajo vdiq ne 5 shtator 1997 ne Kalkuta të Indisë. Nënë Tereza prehet në selinë e Urdhrit të misionarëve të bamirësisë në Kalkuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button