Tryezë e rrumbullakët me rastin e 25 vjetorit të veprimtarisë politike të PPD-së

Me rastin e 25 vjetorit të veprimtarisë politike të partisë, PPD-ja organizon një tryezë të rrumbullakët në temën: “Maqedonia e pas Ohrit: Unitarizëm, regjionalizëm, federalizëm”, që do të mbahet më 20 tetor 2015, me fillim në orën 11.00h në Hotel Kontinental-Shkup, njofton Portalb.

Sipas PPD-së, deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar: Xheladin Murati, Lubomir Fërçkovski, Ermira Mehmeti, Aleksandar Çomovski, Skender Rexhepi-Zejd, Stojan Andov, Ismet Ramadani, Osman Kadriu, Jovan Kekenovski, Zemri Elezi, Hasan Jashari, Pavle Trajanov, Mersin Maksuti, Mahi Nesimi, Trifun Kostovski, Alajdin Demiri, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button