Merkel: Gjermania e gatshme të ndihmojë në anëtarësimin e Turqisë në BE

Gjermania është e gatshme të ndihmojë në rrugën e Turqisë drejt procesit të anëtarësimit në BE, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel të shtunën, duke ia shprehur edhe përkrahjen Ankarasë në raport me valën e madhe të refugjatëve në Evropë.

“Si mund ta organizojmë në mënyrë më dinamike procesin e anëtarësimit?” pyeti Merkel në një konferencë të përbashkët me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

“Gjermania është e gatshme që këtë vit të hap Kapitullin e 17-të dhe të bëjë përgatitjet për kapitujt 23 dhe 24. Mund të flasim për detajet”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button