Rita shkëlqen në mesin e ‘engjëjve’

Këngëtarja shqiptare Rita Ora mund të ketë qenë e rrethuar nga modelet e “Victoria’s Secret” gjatë një evenimenti të mbajtur në New York.

Por pa dyshim që ajo u veçua nga stili i saj i veshjes. 22-vjeçarja shkëlqeu në qilimin e kuq gjatë një aktiviteti bamirës “Gabrielle Angel Foundation 2013” në Wall Street të New York-ut.

Ky aktivitet kishte mbledhur pothuajse femrat dhe meshkujt më të bukur të botës, ku në mesin e tyre ishte edhe krijuesja e hitit “Hot Right Now”, e cila me fustanin solemn i bëri për vete të gjithë fotoreporterët. Ndryshe, Rita së fundmi ka nënshkruar kontratë me firmën e njohur të atleteve ‘ADIDAS’ në vlerë prej 2,4 milion dollarë./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button