Real Madridi u përgjigjet kritikave, shkatërron Sevillan (Video)

Real Madridi ka shënuar fitore bindëse me rezultat 7-3 kundër Sevillës në shtëpi, në kuadër të xhiros së 11 në La Liga. Vendasit dominuan në përgjithësi takimin, mirëpo lejuan disa hapësira për mysafirët që rezultuan me gol.

Ishte Bale ai që startoi me një super gol në minutën e 13? pas asistit të Benzemas dhe në të 27? Uellsiani shënoi nga gjuajtja e lirë pas një topi të devijuar.

Goleadën e vazhdoi Cristiano Ronaldo nga penaltia në minutën e 32?, ndërsa Sevillas u rikthye shpejtë befasisht me dy gola nga Rakitic(38?) dhe Bacca(40?) për 3-2,rezultat me të cilin përfundon pjesa e parë.

Në pjesë të dytë ekipi i Ancelottit menjëherë kundërpërgjigjet me një gol nga Benzema(53?) dhe Ronaldos(60?), ku të dy sulmuesit shfrytëzuan asistimet përkatëse nga Gareth Bale.

Sevilla në vazhdim tregohet e rrezikshme dhe nuk demoralizohet në asnjë minutë. Kroati Rakitic tejet në formë përsëri shënon në minutën e 63? për 5-3 para se humbte një penalti në minutën e 74?.

Për të përmbyllur këtë shfaqje, Ronaldo kompleton hat-trickun e tij(70?) dhe Benzema duke shënuar golin e tij të dytë personal në minutën e 80?.

Me këtë fitore, Real Madrid pozicionohet i treti në tabelë me 25 pikë nga 11 ndeshje të luajtura, ndërsa Sevilla e 10-ta me 13 pikë në total.

Lajme të ngjashme

Back to top button