Arrihet marrëveshje mes partive për ekipin e Prokurores speciale

Është arritur marrëveshje në grupin e punës në lidhje me ekipin e prokurores speciale Katica Janeva. Burime të 24vesti thotë se partitë nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos do të dërgojnë letër deri tek Këshilli i prokurorëve special e cila do të nënshkruhet nga përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI- së dhe PDSH- së.

Në letrën do të kërkohet që të hënën Këshilli të zgjedh 7 prokurorët që u refuzuan herën e parë. Sipas burimeve të njëjta- letër, me katër nënshkrime do të dërgohet edhe tek Gjykata kushtetuese, me kërkesë që sa më shpejt të caktoj seancë dhe gjykatësit të prononcohen për kushtetutshmërinë e Ligjit për prokurori speciale.

Nëse Këshilli i prokurorëve special vepron në bazë të marrëveshjes që është arritur në grupin e punës, komesioneri Hahn i cili vjen të hënën do ta presin bisedime të zhbllokuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button