​Limaj: Koalicioni qeverisës po e dhunon shtetin

Zhvillimet aktuale në Kosovë, roli i NISMA-së në këto zhvillime si dhe çështjet organizative të NISMA-së, ishin temat që sot Fatmir Limaj i diskutoi me degën e partisë së tij në Gjakovë.

Limaj tha se Gjakova është një nga vendet më meritore për lirinë të cilën ne e gëzojmë sot.

“Sot, ne do donim dhe do të duhej të bisedonim për të arriturat e këtij vendi, por fatkeqësisht aktualitetet me të cilat po ballafaqohet vendi ynë janë jo të këndshme, janë gati të njëjtat me të cilat ballafaqohemi qe 15 vjet pas luftës”, tha Limaj.

I pari NISMA-së, tha se që një vit LDK dhe PDK si koalicion qeverisës, janë marrë vetëm me dy çështje për të cilat edhe është bërë ky koalicion, Gjykata Speciale dhe bisedimet me Serbinë.

Fatmir Limaj tha se “NISMA për Kosovën nuk mundet të hesht dhe të mbështet diçka që është kundër interesit të Kosovës, prandaj jemi rreshtuar aty ku jemi, për të mbrojtur interesin e vendit tonë, sepse këto marrëveshje të kësaj Qeverie do të rezultojnë në ndarjen etnike të Kosovës, duke formalizuar dhe legalizuar ndikimin politik të strukturave ilegale të Serbisë mbi një pjesë të territorit të Kosovës, që nuk është në interes as të shqiptarëve e as të serbëve. Po ashtu edhe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi ia humb Kosovës mbi 10 mijë hektarë të territorit. Këto për Nismën dhe për opozitën janë të papranueshme. Kjo që po ndodh, nuk do duhej të ndodhte sepse Kosova ka përfunduar kompromiset me Serbinë që me Pakon e Ahtisarit”.

Është mirë dhe duhet që për çështjet madhore e nacionale të pyetet populli. Nëse qytetarët përmes referendumit vendosin që kjo marrëveshje është e pranueshme, atëherë edhe ne si opozitë do ta pranojmë, tha në fund të takimit kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button