LSDM: Kush e lejoi Sasho Mijallkovin ta kalojë Aeroportin e Shkupit pa e kontrolluar?

Pas konfirmimit të lajmit nga Sasho Mijallkov, për gjetjen e një pistolete në valixhen e tij në Aeroportin e Beogradit, e cila paraprakisht nuk ka qenë e lajmëruar, ka reaguar LSDM.

“Ky është skandal i ri, pas një sërë skandalesh ku i fundit ke me pasaportën diplomatike. Si ka mundur që Sasho Mijallkov ta kalojë kontrollin në Aeroportin e Shkupit? Kush i ka lejuar të kalojë pa e kontrolluar valixhen e tij se çfarë ka në të? Kush do ta merr përgjegjësinë për pistoletën e pa lajmëruar që ka ai e ka mbajtur në aeroplan? Kush garanton siguri në trafikun ajror? Ky skandal i hap dyshimet se çka tjetër mbanë në valixhet e tij Sasho Mijallkov, i cili siç duket kalon i pakontrolluar në Maqedoni. Nëse nuk e ka lajmëruar pistoletën, atëherë gjithçka tjetër nuk lajmëron kur e lëshon Maqedoninë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button