Burimet anonime e bëjnë edhe lajmin anonim

Në situata të brishta politike e shoqërore sikur situata aktuale në Maqedoni, çdo lajm për ndryshime kadrovike, tërheqje politikanësh apo krijim i subjekteve të reja zgjon interes të jashtëzakonshëm, sidomos në shoqëri të preokupuar aq shumë për ndodhitë politike. Por ky fakt nuk duhet shfrytëzuar për t’i hedhë më shumë hi zjarrit vetëm duke u nisur nga ato që thonë disa burime anonime, pohimet e të cilëve autori nuk arrin ti vërtetojë dot.

 Kush do të jetë pasardhës i Ahmetit  nëse dënohet për aferën “Telekom”    ALMAKOSLinku deri te artikulli origjinal: Kush do të jetë pasardhës i Ahmetit, nëse dënohet për aferën “Telekom”?

 Data dhe koha e publikimit: 14/10/2015

 Data e recensionit: 14/10/2015

 Recensuese: Ferikan Iljazi

Lajmi që  ky portal e ka huazuar nga një portal tjetër ka synuar të paraqesë një informatë tejet legjitime por i gjithë teksti ka më shumë koment të gazetarit se sa fakte të cilat do ta bënin tekstin e besueshëm. Autori pohon se kreu i partisë në pushtet ka mundësi të tërhiqet nga posti duke “thumbuar” me përkufizime të tipit “ata që kanë respekt për vlerat morale të Ahmetit thonë…” apo “ata që nuk kanë fort respekt për Ahmetin thonë…” gjeneralizime këto që nuk i ngjajnë tekstit të një gazetari profesionist.

“Në disa qarqe partiake ku kanë respekt për vlerat morale të Ahmeti, flitet se ai do të japë dorëheqje, ose do të pezullojë postin e kryetarit dhe do të caktojë ushtrues detyre. Në ndërkohë qarqe tjera, që nuk kanë fort respekt për Ahmetin, thonë se ai të vazhdojë të ushtrojë detyrën si deri më tani. Vendimi i Gjykatës së Nju Jorkut që të ngrejë padi në bazë të dëshmive të ish shefit të policisë sekrete maqedonase, Sllobodan Bogoevski për milionat e aferës “Magjar Telekom” , te shumë përfaqësues të BDI-së është kuptuar si sinjal se ka filluar fundi i karrierës politike të kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmeti”

Ndërkohë autori ka përmendur shumë emra nga kuadrot e BDI-së që ka mundësi të jetë pasardhës të Ahmetit, por nuk e ka parë të udhës që të kontaktojë ndonjërin prej tyre për t’i pyetur peronalisht. Kjo është më e pakta që ka mundur të bëjë autori. Pohimet e burimeve anonime t’i shndërrojë në diçka konkrete, në deklarata nga individët e përmendur e jo nga analistët që mund të komentojnë këtë temë tek pasi që të konfirmohet një gjë e tillë.

“Burime partiake thonë për “Lajm” se gara dhe lobimi nëpër degë dhe nëndegë partiake ka filluar të zhvillohet në heshtje, por se mund të fitojë në intensitet varësisht nga zhvillimi i procesit gjyqësor në Nju Jork. Sipas tyre, pritet që garë të zhvillohet mes deputetit Hazbi Lika, i cili gëzon përkrahjen e krahut partiak që është kundër bashkëpunimit me VMRO-DPMNE-në në njërën anë dhe Teuta Arifit, Abdilaqim Ademit e Artan Grubit, në anën tjetër”

Mediat kanë të drejtë të transmetojnë informata nga burime anonime por megjithatë supozimet ose pohimet që i sjell burimi duhet të verifikohen, thjeshtëzohen dhe konkretizohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button