Tifozi i “flaktë” bën tatuazh gjithë kombëtaren shqiptare

Ndoshta mund të quhet “çmenduri” por ky njeri mund të quhet tifozi më i flaktë i kombëtares shqiptare.
Ai ka bërë një tatuazh në kurrizin e tij ku në të ndodhet gjithë kombëtarja shqiptare që arriti kualifikimin historik.

Vetë tifozi ka shpërndarë fotografitë e tatuazhit të tij në rrjetin social Facebook me rastin e kualifikimit.
Kuqezinjtë e kombëtares janë heronjtë e vërtetë të kombit shqiptar. Kjo u duk qartë në pritjen madhështore që iu bë atyre pas kthimit nga Armenia, ku vulosën suksesin historik, kualifikimin në finalet e “Euro 2016”.

Titujt e marrë nga Ekzekutivi dhe Presidenti Shqiptar nuk janë gjë para urimeve e ngrohtësisë së tifozëve, që i mbështetën të besuarit e Der Biazit ngado, duke e përmbushur më së miri funksionin e të ashtuquajturit “lojtari i 12-të” i kombëtares.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button