Këto janë efektet e dëmshme të antibiotikëve, kujdes!

Një përdorim i gabuar i antibiotikëve mund të provokojë probleme të ndryshme në shëndet. Efektet anësore të tyre janë të shpeshta dhe duhet që pacientët të pyeten kryesisht për alergji ndaj medikamenteve. Farmatologia Aida Keci shpjegon se në cilat raste nuk duhen përdorur antibiotikët.

Kur duhen përdorur antibiotikët?

Përzgjedhja e terapisë me antibiotikë përbën sintezën e të gjitha të dhënave (klinike dhe laboratorike). Këto të dhëna konsistojnë në marrjen e saktë të anamnezës, në vlerësimin klinik të rastit bashkangjitur të dhënave laboratorike që lidhen me procesin infeksioz, si dhe me organizimin në përgjithësi. Vlerësimi kritik i ecurisë së terapisë në pjesën më të madhe të rasteve duhet të justifikojë përzgjedhjen e tij. Mosrespektimi i këtyre kërkesave mund të çojë në konkluzione që përmblidhen rreth idesë se antibiotiku më i fortë është më i mirë, duke hapur rrugën e përdorimin abuziv të antibiotikëve me pasoja negative në trajtimin e infeksionit e më gjerë. Mjeku dhe farmacisti duhet ta trajtojë me kujdes këtë anë të rëndësishme duke u mbështetur në njohjen e procesit infeksioz dhe vetive të antibiotikëve.

Cilat janë rastet konkrete, kur nuk duhen përdorur antibiotikët?

Në rastet virale të lehta nga ato që Përdorimi i gjerë dhe pa kriter i antibiotikëve vepron si një ndër faktorët më të fuqishëm në përhapjen e rezistencës bakteriale. Farmatologia Aida Keci shpjegon se në cilat raste nuk duhen përdorur ilaçet.

Si duhet ta kuptojmë dhe me çfarë ka të bëjë konkretisht keqpërdorimi i antibiotikëve?

Keqpërdorimi i antibiotikëve konsiston në marrjen e tyre pa u bërë një vlerësim i saktë i gjendjes infeksioze, pra në marrjen e gabuar të tyre. Një tjetër formë e keqpërdorimit të anti- Keqpërdorimi i antibiotikëve konsiston në marrjen e tyre pa u bërë një vlerësim i saktë i gjendjes infeksioze, ose në rastin kur pacientët nuk respektojnë orarin e marrjes biotikëve është edhe në rastin kur pacientët nuk respektojnë orarin e marrjes (intervalin nga doza në dozë), kohën e administrimit (para ose pas ushqimit) dhe zgjatjen ditore të përdorimit (përdorimi për një kohë më të shkurtër se më të gjatë) nga sasia e përcaktuar nga mjeku.

Cilat janë efektet anësore të shkaktuara nga antibiotikët?

Gama e efekteve anësore të shkaktuara nga antibiotikët është shumë e gjerë. Ato shpesh janë të lehta dhe kalimtare, por ka raste kur komplikohen. Si efekte të padëshirueshme mund të përmendim: mbindjeshmërinë ndaj antibiotikut që mund të manifestohet në reaksione alergjike, si: të kruara, urtikarie, eritemë multiforme etj. Më pas kemi çrregullime gastro-intestinale, si: të përzjera, të vjella, diarre, kapsllëk. Në efektet e sistemit nervor qendror përmendim: dhimbje koke, marrje mendsh, parestezi. Mund të vërehen ndryshime në funksionin hepatik dhe renal (mëlçisë dhe veshkave), të cilat manifestohen me ndryshime laboratorike. Shpesh përdorimi i zgjatur i antibiotikëve bën shfaqjen e mykut. Disa faktorë që ndikojnë në efekte anësore të antibiotikëve janë edhe mosha, gjinia, gjendja patologjike dhe ajo psiko-emocionale e pacientit.

Ç’ndodh nëse antibiotikët nuk merren si duhet?

Ky problem ka dy këndvështrime: Së pari, është zgjedhja e antibiotikut jo të përshtatshëm ose, më saktë, jo specifik për trajtimin e patologjisë. Kjo çon në një mosmjekim dhe në rëndim të gjendjes së pacientit. Së dyti, mosrespektimi i dozave të përcaktuara nga mjeku, orareve dhe formës së marrjes së antibiotikut, gjë që çon shfaqjen e efekteve anësore me një intensitet më të lartë deri edhe në toksicitet.

Kur bakteret bëhen rezistent ndaj antibiotikëve?

Përdorimi i gjerë dhe pa kriter i antibiotikëve vepron si një ndër faktorët më të fuqishëm në përhapjen e rezistencës bakteriale. Trajtimi me antibiotik asgjëson ose frenon shumëzimin e baktereve të ndjeshëm ndaj tij, ndërkohë që nuk arrin të veprojë në mutantët rezistent, si dhe në florën bakteriale rezistente. Efekti selektues i baktereve rezistente nga presioni i antibiotikëve është elementi bazë në përhapje e rezistencës bakteriale. Frekuenca e shtameve rezistent është maksimale

Efektet negative gjatë shtatzënisë

Në tremujorin e parë të shtatzënisë vetëm grupi i penicilinave mund të përdoret i racionuar, klasat e tjera janë të përjashtuara për shkak të efekteve anësore. Gentamicina të jep ototoksicitet, tetraciklina jep dëmtim të kockave, grupi i kinoloneve (ciprinoli, norfloxacina etj) japin dëmtim të fetusit, duke frenuar zhvillimin apo dhe i shumë antibiotikëve të tjerë. Vetëm rastet kur antibiotikët do të rekomandohen nga mjeku si e vetmja alternativë për të luftuar një sëmundje të caktuar, atëherë mund të jetë i lejueshëm përdorimi i tyre, por rreziku mbetet sërish i lartë. Pjesa më e madhe e sëmundjeve që shfaqen gjatë shtatzënisë janë sëmundje virale, si: bronkit, i ftohtë, grip apo dhimbje grykësh dhe normalisht kalojnë vetë pas pak kohësh pa qenë nevoja e ilaçeve. në mjediset spitalore, veçanërisht në repartet e djegies, përkujdesit intensive dhe urologjie.

Pse antibiotiko-rezistenca është problem për shëndetin?

Në ditët tona ky është një problem madhor për vetë faktin se në tre dekadat e fundit janë zbuluar vetëm dy antibiotikë të rinj, ndërkohë që evolucioni bakterial është me hapa galopante. Kjo do të thotë që bakteret po fitojnë luftën me antibiotikët, gjë që është kërcënuese.

Çfarë mund të bëhet për të zgjidhur këtë problem?

Sot është një luftë e madhe nga firmat farmaceutike ndaj mjekëve për përshkrimin më të madh të antibiotikëve. Ajo që ngelet detyrë e gjithë personelit mjekësor, duke filluar nga mjekët, farmacistët është përdorimi sa më racional i kufizuar dhe konkret i antibiotikëve, sipas patologjisë përkatëse. Një tjetër detyrë është edhe ndërgjegjësimi i pacientëve nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese mediatike dhe më gjerë për mosvetëmjekimin me antibiotikë, si dhe zhvillimi i protokolleve të tilla mjekësore që e ndalojnë farmacistin të mjekojë me antibiotikë pa përshkrimin përkatës nga mjeku.

Si mund ta cilësojmë situatën e përdorimit të antibiotikëve tek ne?

Mund të themi se deri diku situata paraqitet dramatike. Kemi gjithmonë edhe më shumë individë që vetëmjekohen me antibiotikë jo të përshtatshëm për sëmundjen që kanë. Gjithmonë edhe më shumë kemi pacientë të pabindur që mjekohen deri në momentin e zhdukjes së simptomave duke e lënë mjekimin në gjysmë dhe pa përfituar të mirat e kërkuara të antibiotikut. Gjithashtu kemi një përshkrim pa kriter të antibiotikëve nga ana e mjekëve dhe farmacistëve të cilët janë nën presionin e firmave farmaceutike në këmbim edhe të të mirave personale. Pra, na nevojitet urgjentisht një protokoll për të vendosur përdorim racional të medikamenteve të lançuara në treg dhe sidomos antibiotikëve.

OBSH ka publikuar një paralajmërim ku njoftoj se tani kemi hyrë në një periudhë “post antibiotik”. Ç’do të thotë kjo? Sa serioz është ky problem?

Ashtu sikurse u tha më lart, gjendemi përballë faktit ku luftën bakter-antibiotik tashmë e kanë fituar bakteret. Shumë shpejt specia njerëzore rrezikon ekzistencën. Ajo që na ngelet të bëjmë, është përdorimi sa më racional i antibiotikëve. “Filozofët e mjekësisë” kanë arritur në përfundimin se rruga për të shmangur këtë luftë nuk është t’i vrasim bakteret, por të bashkëjetojmë me to. Të gjendet një rrugë e ndërmjetme, pra një simbiozë. Pesë mite rreth sëmundjeve të zemrës Ja 5 nga idetë e gabuara që do ju bëjnë të zgjidhni rrugën e duhur për një zemër të shëndetshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button