Erdogan skeptik mbi propozimin e BE-së për refugjatët

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, tha se Bashkimi Evropian është kujtuar shumë vonë për të vlerësuar rëndësinë e vendit të tij, në frenimin e fluksit të refugjatëve, duke shtuar se në bisedimet për anëtarsimin e Turqisë në BE ka mungesë sinqeriteti.

Ai nuk tha nëse Ankaraja do ta pranojë fondin prej tre miliardë eurosh që u ofrua nga liderët evropianë pas samitit të azil-kërkuesve në Bruksel, por e bëri të qartë se plani i propozuar prej tyre nuk do të aprovohet shumë lehtësisht.
“Siguria dhe stabiliteti i Evropës në lidhje me situatën emigrantëve do të varen nga qëndrimi ynë. Gjatë takimit që mbajta në Bruksel, liderët evropianë më thanë se zgjidhja e krizës nuk mund të arrihet pa Turqinë. Por, nëse zgjidhja nuk mundet pa Turqinë, atëherë pse vendi ynë nuk është i anëtarësuar në Bashkimin Evropian? Problemi është i qartë por ata nuk janë treguar të hapur me ne”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, pritet që të zhvillojë një vizitë në Ankara gjatë ditës së diel, ku do të takohet me presidentin Erdogan. Më herët, Bashkimi Evropian e cilësoi si të arsyeshme shifrën prej 3 miliardë euro që u kërkua nga T urqia, në këmbim që këta të fundit të kenë mundësi që të akomodojnë më shumë azil-kërkues. Aktualisht, në ketë vend qëndrojnë afro 2 milionë emigrantë sirianë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button