Shpiket çokollata që lufton rrudhat

Tani mund të justifikohen nëse ju shikojnë duke ngrënë çokollatë. Një grup mjekësh ngaUniversiteti i Cambridge-it shpikën një çokollatë anti-plakjes, për të cilën fituan dy çmime prestigjioze.

“Esthechoc” është një lloj çokollate, e cila mund të të heqë rrudhat nga fytyra juaj. Por si e bën këtë?

Në vetëm 7.5 gram të kësaj çokollate ka 70 për qind çokollatë të zezë, e cila është mjaft e pasur me antioksidantë.

Kjo masë çokollate, sipas specialistëve, është e krahasuar me peshkun e kuq, i cili më shumë se çdo ushqim tjetër këshillohet për të luftuar rrudhat.

“Esthechoc” është rezultat i një pune 10-vjeçare, ku mbi 3.000 pacientë morën pjesë në hulumtimet mjekësore dhe testet klinike. Kutia me 21 copa çokollatash kushton 54 dollarë, shkruan gazeta Shekulli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button